Kosova

E reja bie nga lartësia në Fushë Kosovë, në gjendje të rëndë në QKUK

Shkruar nga Liberale.al

E reja bie nga lartësia në Fushë Kosovë, në gjendje

Një vajzë e re, e moshës rreth të 20-tave, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovë.

Pas rënies, ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm.

Sipas Drejtorit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, gjendja e saj është e rëndë dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Ai ka bërë të ditur se e reja ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror dhe është e lidhur me aparaturë për frymëmarrje të asistuar.

“Është pranuar në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve, është dërguar për intervenim në sallën operative nga ekipet e anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë. Trajtimi po vazhdon në Mjekimin Intensiv,” tha Syla

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH