Kosova

Presidenti Vuçiç akuza Kosovës dhe Perëndimit: Ndërkombëtarët po heshtin për mbylljen e institucioneve serbe në veri

Shkruar nga Liberale

Presidenti Vuçiç akuza Kosovës dhe Perëndimit:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.

Gjatë një interviste për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.

“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo situatë po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një dhimbje koke shtesë për  kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Më pas ka vazhduar mbyllja edhe objekteve të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, përfshirë edhe salla sportive, biblioteka e qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut e të tjera.

Kosova i konsideron këto institucione të paligjshme dhe paralele. Faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka kritikuar Kosovën për veprime të pakordinuara në veriun e Kosovës, sa i përket mbylljes së institucioneve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH