Shqipëria pret në ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit 2026 këtë të hënë në ora 20:45 Andorrën në Tiranë.
Kuqezinjtë e nisën keq fushatën kualifikuese me humbjen 2-0 kundër Anglisë në Londër, teksa kërkohet autokritika.
UEFA bëri me dije edhe arbitrat që do gjykojnë takimin kundër Andorrës. Do jetë një treshe gjyqtarësh nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer dhe ndihmësa Roland Rieder, Santino Schreiner dhe Ualter Altmann që do vendosin drejtësinë. Në VAR do jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.
Sebastian Gishamer (36 vjeç) nuk e ka gjykuar asnjëherë më parë Shqipërinë, ndërsa ka dy përvoja me Kosovën.