Sport

Partizani rrezikon të humbasë Bintsukën, ofertat e huaja e mbajnë pezull

Shkruar nga Liberale.al

Partizani rrezikon të humbasë Bintsukën, ofertat e huaja e

Arshonzh Bintsuka është një nga çështjet në të cilat klubi është investuar seriozisht në ditët e fundit.

Kongolezit i ka skaduar kontrata dhe Partizani po negocion për t’ia rinovuar. Para dy ditësh, palët arritën një akord paraprak të bazuar vetëm në fjalën që i kanë dhënë njëri-tjetrit dhe gjithçka tashmë ka mbetur pezull, pasi po pritet rikthimi i lojtarit në Tiranë për të vënë të zezën mbi të bardhë.

Klubi i kuq i ka ofruar kongolezit një kontratë të 3- fishuar dhe ai ka rënë dakord në parim, por duhet thënë se deri në momentin e firmës asgjë nuk është e sigurt dhe dinamikat mund të jenë të mëdha. Për 22-vjeçarin ka oferta edhe nga jashtë vendit, çka e bën të pasigurt mbylljen e rinovimit për Partizanin. Mbetet për t’u parë se si do të përfundojë operacioni për kongolezin, që e mbylli sezonin me 6 gola të shënuar.

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH