Aktualitet

Sot diell dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat gjatë ditës

Shkruar nga Liberale
Sot diell dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë; duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qendrore duke arritur një maksimum prej 29°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH