Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pranë fitores së parë, dy gola ndaj Andorrës (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pranë fitores së

Pas humbjes 2:0 me Anglinë kishte vetëm një alternativë për Kuqezinjtë ndaj Andorrës në Tiranë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit të parë në finalet e një Botërori. Kuqezinjtë vinin me vetëm një qëllim në këtë takim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër. 

Dy gola në pjesën e parë nga Rey Manaj i dhanë avantazhin dhe qetësinë e duhur të besuarve të Silvinjos për të marrë pikët e para. 

Ndeshja gjykohet nga një treshe austriakësh me kryesor Sebastian Gishamer.

Andorra në Grupin K vjen në këtë takim pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.

45′ Mbyllet 2:0 pjesa e parë e takimit!

20′ 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës. (VIDEO)

9′ - 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë. (VIDEO)

2′ - Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ - Nis ndeshja në “Arenën Kombëtare”!

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pranë fitores së

Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH