Kronikë

“Punonte në furrë buke për të na mbajtur”, flet djali i 42-vjeçares që u vra në Vushtrri

Shkruar nga Liberale
“Punonte në furrë buke për të na mbajtur”, flet

Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet tronditëse.

“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja”, thotë mes lotësh 19-vjeçari Alaudin Haradini.

Nëna e tij 42 vjeçe u vra me armë zjarri më 24 mars në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Autori i dyshuar i krimit, 58 vjeç, vrau më pas veten.

“Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit”, thotë ai.

Nexhmije Haradini, mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë.

Njëri nga të afërmit e të ndjerës, Rrahim Ajeti tregoi për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se viktima ishte e shoqëruar së bashku me një shoqe dhe vajzën e saj të mitur, e cila ishte dëshmitare e gjithë skenës së vrasjes.

E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, djalin 19 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH