Kronikë

I bërë tapë në makinë, përplasi për VDEKJE këmbësorin, arrestohet 36-vjeçari

Shkruar nga Liberale

I bërë tapë në makinë, përplasi për VDEKJE

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip furgon.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 36 vjeçar, banues në Përmet, i cili dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Viktima 71 vjeç, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga furgoni. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH