Kronikë

Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari në

Dy shtetas janë vënë nën hetim nga Policia e Vlorës, njëri për mbajtjen e paligjshme të armës dhe tjetri për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij, poshtë sediljes së shoferit, është gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

V., 58 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH