Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës në sallën e gjyqit

Shkruar nga Liberale

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/

Ka nisur këtë të martë procesi ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. 

Ndërkaq, gazetarja Klodiana Lala raporton se babai i Leonard Dukës nuk paraqitet për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë Leonard Duka ka nisur dëshminë e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve.

Pjesë nga dëshmia:

Avokatja pyet Dukën: A keni patur SKY ECC?

Duka: Jo

Keni patur kontakte me persona që kanë patur SKY?

Duka: Jo skam patur asnjë kontaktA jeni ju në këtë foto( e gjetur në SKY)

Duka: Nuk jam unëBehar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?

Duka: Po e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo

Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

Në seancë, SPAK ka sjellë prova të reja nga SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin për të sjellë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas. Kjo pasi iu drejtua Leonard Dukës:

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras. Me fute djalin në dhe!”, tha ajo.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH