Kronikë

EMRI/ Në pranga 42-vjeçari, i vodhi 10 mijë euro një studio ligjore në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Në pranga 42-vjeçari, i vodhi 10 mijë euro një

Policia e Tiranës finalizoi operacionin policor të koduar “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga ka rënë shtetasi Elton(Fatjon) Lika, 42 vjeç, i shpallur në kërkim për një vjedhje me pasoja të rënda, të ndodhur në vitin 2023.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. Rr. dhe E. Rr., dyshohet se ka vjedhur rreth 10.000 euro në një studio ligjore, e ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pas mbledhjes së informacioneve në rrugë operative dhe kontrollit të ushtruar, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i tij. Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH