Kronikë

Kapet në Britani Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri

Shkruar nga Liberale.al

Kapet në Britani Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje, pritet

Pas disa muajsh nën vëzhgim në Britaninë e Madhe, autoritetet e huaja kanë arrestuar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Lorenc Lala, i cili akuzohet se ka organizuar vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Sipas autoriteteve shqiptare, Lala është një person me rrezik të lartë për shoqërinë dhe është kapur për t’u ekstraduar në Shqipëri, ku do të përballet me disa akuza të rënda nga SPAK. Përveç vrasjes për gjakmarrje, ai akuzohet edhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e krimit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe mbajtje armësh pa leje.

Emri i Lorenc Lalës është zbuluar pas dëshmisë së Artan Tafanit, një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Tafani ka treguar se për vrasjen kishte marrë 30 mijë euro, të paguara nga Lala. Ai ka thënë se urdhri për vrasje ishte dhënë nga Laert Haxhiu, si pjesë e një gjakmarrjeje, pasi babai i Albi Bashaliut kishte vrarë babanë e Lorenc Lalës.

Tani që Lala është arrestuar, Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij për ta gjykuar në vend.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH