Kronikë

TRAGJIKE/ U largua dje nga shtëpia, gjendet sot i pajetë në kanalin vaditës

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE/ U largua dje nga shtëpia, gjendet sot i pajetë në

Një 84-vjeçar nga Peqini, i cili ishte larguar një ditë më parë nga shtëpia, është gjetur sot i pajetë në kanalin vaditës pranë shtëpisë.

Ditën e djeshme, 38-vjeçari I.D, banues në fshatin Fatishe, Peqni kallëzoi në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa në mëngjes. Shtetasi N. D., 84 vjeç vuante nga skleroza.

Pas kallëzimit, policia ushtroi kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH