Kronikë

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me Interpolin

Shkruar nga Liberale.al

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë të kërkuar

Janë finalizuar me sukses procedurat e ekstradimit të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit të ngushtë të Interpol Tiranës me homologët në Greqi, Belgjikë dhe Serbi.

M. H., alias M. P., u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Beratit me 4 vjet burg për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas hetimeve, ai kishte përfituar të ardhura nga shfrytëzimi për prostitucion në Itali, të cilat më pas i kishte investuar në pasuri të paluajtshme dhe transferta monetare tek të afërmit. Nga dënimi i dhënë, i mbeten për të vuajtur 3 vjet e 9 muaj burg.

A. G., 40 vjeç, u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua pas dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3 vjet e 4 muaj burg për “Kultivimin e bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kishte kultivuar 140 bimë të llojit Cannabis Sativa në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Grizë.

S. O. u ndalua në Serbi dhe ndaj tij Gjykata e Kukësit kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzën “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai dyshohet se ka trafikuar një automjet tip Mercedes Benz të raportuar i vjedhur në Francë.

Liberale Newsroom

A është e fortë sa duhet dhe a po ndjek opozita rrugën e duhur për të fituar bashkinë e Tiranës?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH