Bota

Deri në momentet e fundit, media shtetërore e Iranit: Raundi i fundit i raketave u qëllua…

Shkruar nga Liberale

Deri në momentet e fundit, media shtetërore e Iranit: Raundi i fundit

Media shtetërore iraniane SNN ka raportuar se Irani ka qëlluar “raundin e fundit të raketave” drejt Izraelit përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi.

Si pasojë e sulmeve disa persona kanë mbetur të vdekur, teksa ende nuk ka një shifër zyrtare përfundimtare nga autoritetet izraelite.

Televizioni shtetëror i Iranit po raporton gjithashtu se një armëpushim është “imponuar” ndaj Izraelit pas valëve të sulmeve iraniane.

Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë ultimatum.

“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, ka shkruar presidenti amerikan në një postim në “Truth Social”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH