Bota

Sulme me dronë në Rusi/ Ukraina godet rajonet jugperëndimore, 18 të plagosur

Shkruar nga Liberale.al

Sulme me dronë në Rusi/ Ukraina godet rajonet jugperëndimore, 18

Ukraina ka kryer disa sulme me dronë gjatë natës së kaluar, në rajonet jugperëndimore të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, guvernatorët rusë pretendojnë se 18 persona u plagosën dhe disa shtëpi u dëmtuan gjatë sulmeve në Voronezh, Lipetsk dhe Bryansk.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se shkatërroi 55 dronë ukrainas gjatë natës, ndërsa Alexander Gusev, guvernator i Voronezh, shtoi se 12 prej tyre u rrëzuan mbi rajon.

Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë një adoleshent, u plagosën në sulm, shtoi ai.

Në qytetin Jelets në rajonin e Lipetsk, një dron u rrëzua në një zonë industriale, duke plagosur një person, tha guvernatori rajonal Igor Artamonov në Telegram.

Në rajonin e Bryansk, një grua u plagos në një sulm me dron në fshatin Sluchevsk, tha guvernatori rajonal Alexander Bogomaz.

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH