Paniku përfshiu Times Square në orët e para të së shtunës, kur tre persona një vajzë e re dhe dy burra u qëlluan me armë zjarri në një nga zonat më të frekuentuara të New York City-t.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:20 të mëngjesit. Të plagosurit, një 18-vjeçare, një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi një 17-vjeçar të dyshuar si autor i sulmit, i cili ndodhet tashmë në paraburgim. Hetimet vijojnë për të zbuluar motivin dhe rrethanat e incidentit. Për momentin, në Times Square ka prani të shtuar të forcave të rendit.