Bota

Revoltë pasagjerësh në tren për shkak të burrit "lakuriq" E dhunojnë me grushte dhe shkelma

Shkruar nga Liberale

 

Revoltë pasagjerësh në tren për shkak të burrit

 Gjatë një udhëtimi me tren,një burrë është zhveshur papritur lakuriq,duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek pasagjerët e tjerë .Akti i dhunës ndodhi në metronë e Londrës, Britani e Madhe, ai u sulmua pasi refuzoi të zbriste nga treni. Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi treni me drejtim lindje ishte nisur.

Ai uli pantallonat, e mbështolli rripin rreth qafës dhe mbeti lakuriq nga beli e poshtë. Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa arritën ta mbërthenin në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa pasagjerët informuan stafin për incidentin.

Një oficer policie jashtë detyrës ishte në tren dhe e arrestoi atë, dhe burri u dërgua më vonë në spital, ku po mbahet sipas Aktit të Shëndetit Mendor. Edhe pasagjerët e trenit që sulmuan burrin e zhveshur rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH