Bota

Greqi/ Sekuestrohet kokainë me vlerë 5.5 milionë euro dhe tre të arrestuar

Shkruar nga Liberale

Greqi/ Sekuestrohet kokainë me vlerë 5.5 milionë euro dhe tre

Një operacion policor në Greqi ka sekuestruar një sasie prej 271 kilogramësh kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 5.5 milionë euro, të fshehur në një kontejner në Portin e Selanikut. Ngarkesa kishte origjinë nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Aspropyrgos të Greqisë.

Gjatë kontrollit, u gjet një ndarje e modifikuar në kontejner, brenda së cilës ishin fshehur 271.150 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua. Ndërsa u sekuestruan 271 kg kokainë, 1 kontejner, 2 automjete, 655 euro, 4 telefona celularë dhe pajisje të kompanisë së transportit (vinç, makinë saldimi, mjete pune etj.)

Gjithashtu u arrestuan një 47-vjeçar, përgjegjës për koordinimin e operacioneve dhe komunikimin me anëtarët kryesorë të rrjetit.

Një 32-vjeçar, që merrej me shpërndarjen e kokainës te anëtarët e tjerë, si dhe një 40-vjeçar, pronar i një kompanie transporti, i cili kishte vënë në dispozicion mjetet dhe ambientet për fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal në Greqi dhe Amerikën Latine, përfshirë drejtuesit e organizatës.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH