Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë Britaninë këtë shtator, dhe ndërsa vëmendja është përqendruar tek vizita e tij, interes ka ngjallur edhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Sipas burimeve britanike, Melania luan një rol më të madh sesa mendohej më parë në vendimmarrjet e bashkëshortit të saj, madje edhe në fushën e politikës së jashtme.
Thuhet se pikëpamjet e saj kanë ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve të presidentit ndaj disa çështjeve të mëdha ndërkombëtare, përfshirë krizën në Gaza dhe qasjen ndaj presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me paqen në Ukrainë.
Edhe pse mban një profil të ulët publik, Melania është përfshirë në mënyrë aktive në çështje humanitare. Ajo ka mbështetur mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtën për abort, tema që shpesh kanë sjellë mospërputhje me qëndrimet e vetë presidentit Trump.
Roli i saj mbetet një mister për publikun, por duket se ndikimi i Melanias brenda Shtëpisë së Bardhë është më i madh se sa është bërë publik deri më sot.