Aktualitet

Temperaturat sot në rritje, si parashikohet MOTI për këtë të martë

Shkruar nga Liberale

Temperaturat sot në rritje, si parashikohet MOTI për këtë

Dita e martë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me kthjellime në shumicën e territorit shqiptar. Sipas Meteoalb përjashtim do të bëjnë zonat malore, ku në orët e pasdites do të ketë prani të vranësirave dhe reshjeve të izoluara shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, me minimumet që do të zbresin deri në 13°C dhe maksimumet që pritet të kapin vlerën e 28°C në zonat e ulëta perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 5-10 m/s në brendësi të territorit dhe deri në 14 m/s në bregdet, ku dallgëzimi do të jetë mesatar, rreth 2-3 ballë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH