Një 32-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se bashkë me vëllain e tij ka tentuar të vrasë kushëririn, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur më 15 qershor 2024, në lagjen “Gostil” të Kukësit. Sipas hetimeve, dy vëllezërit, 32 dhe 35 vjeç, e kanë sulmuar kushëririn e tyre me thikë, por ai fatmirësisht ka shpëtuar. Vëllai i madh ishte arrestuar më herët, ndërsa i riu, E. K., u kap së fundmi nga policia pas një pune të gjatë hetimore.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, dhe ndaj tij gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.