Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit një ngjarje e rëndë që ndodhi vite më parë në Shkodër.
Tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që i la në burg, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, kjo e fundit vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
Ngjarja për të cilën akuzohen është cilësuar si një ndër rastet më të rënda të hakmarrjes dhe përplasjeve mes grupeve kriminale në veri të Shqipërisë.
Nga ana e tyre, të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë pretenduar se gjatë procesit gjyqësor janë bërë shkelje procedurale dhe se mungojnë provat e plota për fajësinë e tyre. Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin rrugë të tjera ligjore për të provuar pafajësinë e klientëve të tyre.