Kronikë

E rëndë/ 43-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në qafë, ARRATISET autori me maskë

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ 43-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në qafë,

Një 43-vjeçar ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri në Shën Parashki të Greqisë.

Viktima raportohet se është me nënshtetësi të huaj dhe se shkak i krimit dyshohet për mosmarrëveshje personale.

Gjithashtu i ekzekutuari nuk rezulton me precedentë penalë në Greqi. Burime policore thonë se ky nuk është një krim i organizuar, por gjithçka tregon për një vrasje të motivuar nga mosmarrëveshje personale.

Viktima kishte çelësat e shtëpisë me vete kur u gjet, ndërsa në vendngjarje u gjetën shtatë gëzhoja.

Autori nuk iku në këmbë, por arriti në një pikë dhe prej andej po hetohet nëse dikush tjetër e priste që e ndihmoi të arratisej.

Viktima u gjet i vdekur dje pasdite në rrugën Irini në Agia Paraskevi dhe është qëlluar me të paktën tre plumba në qafë.

Sipas dëshmive, autori i krimit kishte veshur rroba të zeza e maskë dhe dyshohet se është larguar me vrap drejt rrugës Evergetou Giavasis.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH