Kronikë

Arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar, kapet me 20 gram kokainë në trup

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar, kapet me 20 gram

Karabinierët e qytetit Aprilia në Itali arrestuan një 33-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. I riu nuk ishte emër i panjohur për autoritetet italiane, pasi më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale.

Gjatë patrullimit, karabinierët vunë re lëvizje të dyshimta nga 33-vjeçari, i cili po ecte në këmbë në një zonë të qytetit. Pas ndalimit dhe kryerjes së procedurave të nevojshme, ai u arrestua dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor u transferua në qelitë e Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për konfirmimin e arrestimit.

Më 3 korrik, gjyqtarja e Gjykatës së Latinës, Enrica Villani, jo vetëm konfirmoi arrestimin, por edhe vendosi masën paraprake të detyrimit për t’u paraqitur rregullisht në Policinë Gjyqësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH