Kronikë

E rëndë në Librazhd! Në kushte depresioni, i riu konsumon pesticide

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Librazhd! Në kushte depresioni, i riu konsumon

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Librazhdit, ku një 33-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide me qëllim vetëhelmimi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në aktin ekstrem, ndërsa po punohet për të siguruar edhe ndihmë psikologjike për të riun.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, i riu ka vepruar në kushte depresioni, ndërsa pas ngjarjes është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Fatmirësisht, burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Dje, është dërguar në spital, për mjekim, shtetasi M. A., 33 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, ka konsumuar pesticide.

33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH