Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Menkulas në Devoll.
Një mjet tip zetori ka dalë nga rroga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, 75-vjeçar, Hakim Lipe.
Mësohet se zetori është përmbysur në rrugë dhe ka zënë poshtë drejtuesin i cili ka humbur jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.