Kronikë

E rëndë/ Kosovë, ishte raportuar i zhdukur, trupi i pajetë gjendet në Lipjan

Shkruar nga Liberale.al

E rëndë/ Kosovë, ishte raportuar i zhdukur, trupi i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Baincë të komunës së Lipjanit, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i raportuar më parë si i zhdukur. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe po trajtohet si vrasje e rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH