Kronikë

Vau i Dejës/ 65-vjeçari gjendet në rrugë i vrarë me armë zjarri

Shkruar nga Liberale.al

Vau i Dejës/ 65-vjeçari gjendet në rrugë i vrarë me

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau e Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, lexohet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, “është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH