Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë

Shkruar nga Liberale

 

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH