Kronikë

Çmontohet rrjeti i kokainës në Fermo, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptarësh

Shkruar nga Liberale.al

Çmontohet rrjeti i kokainës në Fermo, mes të arrestuarve

Policia italiane ka finalizuar me sukses një operacion të gjerë antidrogë në qytetin e Fermos, duke çmontuar një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës. Gjatë hetimeve të zhvilluara prej disa muajsh, janë sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë dhe janë arrestuar disa persona, përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Sipas autoriteteve, së fundmi janë vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 41-vjeçar italo-argjentinas, të dy të dyshuar si pjesë aktive e shpërndarjes së drogës. Ndërkohë, një 24-vjeçare shqiptare është marrë nën akuzë si anëtare e këtij rrjeti kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se shumë klientë vinin nga zona përreth, madje edhe nga rajone të tjera, për të blerë drogë në Fermo, sidomos në zonat turistike pranë plazhit. Sipas policisë, blerjet ndodhnin 2-3 herë në javë dhe shpërndarja organizohej me kujdes për të shmangur gjurmimin.

Një nga rastet më të veçanta ishte kapja e një shpërndarësi me 30 doza kokainë pranë një lulishtjeje në qytet. Në një tjetër episod, hetuesit zbuluan një metodë të pazakontë: një shportë e lidhur me litar u zbrit nga një ballkon apartamenti dhe u shkëmbye me para për drogë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH