Kronikë

I armatosur si në luftë, lushnjari bie në prangat e policisë

Shkruar nga Liberale

I armatosur si në luftë, lushnjari bie në prangat e policisë

Nga rrugët operative policia ishte informuar se një 50-vjeçar i identifikuar si Vladimir Çela në Lushnjë mbante armë në banesë.

Sikurse duket nga pamjet, në pjesën e jashtme të banesës së tij në Karbunarë, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë, ndërsa u gjet po ashtu 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.

50-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa nuk dihet se pse i mbante armët në banesë.

Ndaj tij rëndon vepra penale “armëmbajtje pa leje” ndërsa materialet i kalojnë në dorë Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH