Kronikë

Bie nga shkallët aksidentalisht, humb jetën i moshuari në Devoll

Shkruar nga Liberale

Bie nga shkallët aksidentalisht, humb jetën i moshuari në Devoll

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në banesën e tij në fshatin Hoçisht.

Bëhet me dije se i moshuari ka rënë aksidentalisht nga shkallët, ndërsa raportohet se si pasojë e plagëve të marra në kokë, raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH