Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar, 25 vjeç, është gjetur i vdekur pas një grabitjeje të ndodhur në një vilë në zonën Foria di Centola. Trupi i tij u gjet pas më shumë se 48 orësh kërkime, në një zonë të pyllëzuar në San Severino di Centola.
I riu ishte bashkë me dy persona të tjerë gjatë grabitjes dhe, sipas policisë, është përfshirë në një shkëmbim zjarri me pronarin e shtëpisë. Ende nuk dihet kush qëlloi i pari – grabitësit apo pronari. Ky i fundit tani është nën hetim, ndërsa një nga bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit ndodhet në spital me plagë nga armë zjarri. Personi i tretë është ende në kërkim nga autoritetet.
Policia ka përdorur dronë, qen nuhatës dhe njësi speciale për të bërë kërkimet, të cilat përfunduan me gjetjen e trupit mëngjesin e sotëm. Prokurori i çështjes ka urdhëruar autopsinë, për të zbuluar saktësisht se si ka ndodhur vdekja.
Ndërkohë, familjarë dhe miq të viktimës janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes, duke shprehur dhimbjen dhe duke kërkuar drejtësi për djalin e tyre. Situata është e tensionuar dhe policia po përpiqet të ruajë qetësinë