Politikë

Zegjine Çaushi tregon pse e kërkon Berisha me ngulm në Kuvend: Saliu tërbohet me Gazin ndaj i duhet ndihma ime

Shkruar nga Liberale

Zegjine Çaushi tregon pse e kërkon Berisha me ngulm në Kuvend:

Zegjine Çaushi, deputetja më e re e Partisë Socialiste ka bërë një tjetër reagim drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmet Bardhi. Këtë radhë, në reagimin e saj deputetja e re i referohet deklaratave të bëra nga Bardhi gjatë një interviste televizive ku u shpreh se nuk kishte ambicie për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Del Gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq, me atë zërin e tij tërë ankth, sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua, fiksimin e tij të jetës, lëshon një bombë.
Nuk e mendoj të bëhem tani kryetar, nuk është ky qëllimi im, por shohim pas 10 vjetësh”, nis komentin e saj Çaushi, e duke ju drejtuar Bardhit thotë se ai i ka djegur mundësitë për këtë post.

“Ky Gazi është i madh, është fantastik, po ku janë këto 10 vjet se ti ke hyrë në fazën finale. Ti i ke djegur të gjitha jetët si në videolojë. Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove...”, shprehet Çaushi.

Deputetja socialiste ndalet edhe tek raportet në kampin blu, e veçanërisht sipas saj, marrëdhëniet e doktorit me Bardhin.
“E dëgjon Saliu, Gazin tim dhe tërbohet, thotë me vete si ka mundësi që vazhdon ky faqezi, e ka dhe në plan për kryetar.
Ky që e urrejnë të gjithë demokratët kudo ndodhen. Ky që si flet njeri me gojë. Ky që vetëm dëm i ka bërë partisë madhështore.
Mendon saliziu dhe sulet në parlament e më kërkon mua. Ku është Zegjineja thotë?! Ku është ajo që ta hekuros njëherë Gazin.

Më kërkon mua, është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu. Do ndihmë nga unë, se i është bërë Gazi si zombi nëpër filma.

Saliu vrit e Gazi ringjallu e flit çudira. Çfarë hallesh kanë këta të PD-së. Raste për studim komplet janë”, vijon Çaushi, e cila reagimin e saj e mbyll me një “këshillë” drejtuar kreut të grupit parlamentar demokrat:

“Gazo mos u mërzit o xhan ti ke parimin, pafytyrësia të mban në treg. Vazhdo siç di ti, faqja sholle”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH