Politikë

"Deri të hënën keni afat!"/ Krybashkiaku i Hasit i del kundër Ramës: S'kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës!

Shkruar nga Liberale

"Deri të hënën keni afat!"/ Krybashkiaku i Hasit i

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin, pavarësisht urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili dha ultimatum për  shkarkimin e drejtorëve në bashkitë e vendit.

Dauti u shpreh në një prononcim për Top Channel se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale, duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut.

Ndërkohë, Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të dobët.

Dorëheqje masive të drejtorëve janë raportuar në Bashkinë e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës. 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH