Politikë

Ferdinand Xhaferaj: PD është e dënuar të reformohet, Berisha duhet të largohet

Shkruar nga Liberale.al

Ferdinand Xhaferaj: PD është e dënuar të reformohet, Berisha

Ferdinand Xhaferaj, një nga zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, ka deklaruar në një intervistë për Top Channel se PD është e dënuar të reformohet dhe se largimi i Sali Berishës është i domosdoshëm për të pasur një të ardhme.

“Berisha nuk është më vetëm një politikan që ka problem me të shkuarën. Tani ai po bllokon të ardhmen e PD-së”, u shpreh Xhaferaj. Ai tha se sjellja e Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit po e shndërron atë në “politikanin më të dështuar të tranzicionit”.

Sipas Xhaferajt, një lëvizje e re brenda PD-së është gati të nisë, një lëvizje e ngjashme me “Foltore”-n që vetë Berisha nisi disa vite më parë. Ai parashikon se kjo lëvizje do të shpërthejë në vjeshtë, ose në maksimumin e saj në pranverë.

“Unë nuk po e paralajmëroj, unë po e ndjej. Është e pashmangshme. Ka shumë pakënaqësi brenda partisë. Të gjithë e kanë kuptuar se Berisha është kthyer në një monument që e mban në pushtet Edi Ramën”, tha Xhaferaj.
Ai nuk përmendi emra për një drejtues të ri të PD-së, por theksoi se partia ka potencial dhe energji të reja, dhe se Shqipëria ka nevojë për një opozitë me një retorikë të qartë kundër korrupsionit dhe që di të ndërtojë aleanca.

Xhaferaj tha se nuk do të qëndrojë spektator, por do të mbështesë me të gjitha forcat këtë proces të ri që po vjen në PD.

“Ia kemi borxh Partisë Demokratike që të ecë përpara me një lidership të ri”, përfundoi ai.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH