Politikë

"S'i shkarkoj drejtorët, i kam të rinj", kryebashkiaku i Konispolit përplaset me Ramën, kryeministri: Atëherë jep ti DORËHEQJEN!

Shkruar nga Liberale

"S'i shkarkoj drejtorët, i kam të

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve të bashkisë.

Burime për mediet  bëjnë me dije se Dule ka deklaruar se drejtorët në bashkinë që ai drejton janë të rinj dhe nuk po performojnë keq, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë. Sipas tij, kërkesa e kryeministrit Edi Rama është keqkuptuar në media.

Dhe pas kundërshtimit të Dules, Rama i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”. 

Ndërkohë, në Sarandë është shënuar një valë dorëheqjesh, ku nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë kanë lënë detyrat e tyre.

Theksojmë se kjo lëvizje vjen në një situatë, ku në disa bashki të vendit janë regjistruar dorëheqje në strukturat drejtuese, pas urdhërit të dhënë më herët nga kryeministri Edi Rama për riorganizimin e administratave lokale.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH