Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se në shtator, një ndër betejat që opozita do të bëjë me qeverinë është edhe çështja “McGonigal”.
“Opozita do të krijojë komision hetimor parlamentar për të dëshmuar të gjithë veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal. Do të përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, do të demaskojmë me prova dhe fakte mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë.”
Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po mbron kryeministrin Edi Rama në këtë çështje.
“McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Trump, një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur botërisht. Para dy javësh, FBI hapi dosjen, Altin Troplini hesht. Ai u kontraktua nga Edi Rama, u pagua nga zyrat e Edi Ramës, iu dërguan dëshmitarë në New York për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Urdhëroi Ramën të heqë licencën një kompanie ruse për t’ia dhënë një tjetër ruse. Vendosi gjobë të tmerrshme për bizneset shqiptare. Paçka McGonigal udhëton në Vjenë, duke përzgjedhur edhe një prokuror amerikan. Udhëtoi në Vjenë me ministër të narkoqeverisë Rama për të dëgjuar përllat e Tom Doshit dhe Durim Bamit se si i kishte nxitur Ilir Meta Durimin për të vrarë Tom Doshin. Pra, aktiviteti i McGonigal dhe Edi Ramës është më i dënueshmi, pas atij që McGonigal ka kryer në SHBA ndaj Donald Trump. Megjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar që s’ka ligj, as moral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej 2 vitesh, të dorëzuar aty nga opozita.”
Kreu i PD-së komentoi edhe shembjen e godinave në Theth, duke e akuzuar Ramën se veproi me urrejtje në këtë zonë për shkak të orientimit politik të banorëve.