Politikë

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku:Përfitime ekonomike e turistike për zonën

Shkruar nga Liberale

 

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku:Përfitime ekonomike e

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban.Duke theksuar se kjo vepër infrastrukturore do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Me Ballukun, ishte dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Balluku tha se kjo rrugë, është zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën, ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm”, nënvizoi Balluku.

Referuar ecurisë së punimeve, Balluku tha se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm kjo rrugë do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin. “Do ishte mirë që brenda muajit tetor ta mbyllnim të gjithë kantierin, megjithëse këtu duket që puna po shkon drejt fundit për sa i përket të gjithë volumeve parësore, që janë gërmimet, shtrati i rrugës apo skarpatet, kështu që deri në fund të tetorit nëse e dorëzojmë, sezoni i ardhshëm veror do t’ju gjejë me një rrugë totalisht të re”, theksoi ajo.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH