Politikë

GJKKO cakton DATËN, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për liri

Shkruar nga Liberale

GJKKO cakton DATËN, kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca do të mbahet përpara gjyqtarit Erion Çela, pasi gjyqtari paraprak Erion Bani shpalli mos kompetencën për të gjykuar këtë çështje.

Meta, përmes avokatit të tij, ka këmbëngulur që kërkesa të shqyrtohet nga gjyqtari i çështjes dhe në prani të njërit prej prokurorëve të dosjes, duke ngritur pretendime për procedurë të rregullt ligjore.

Vendimi i ardhshëm i GJKKO pritet me interes, pasi lidhet me masën e sigurisë më të rëndë të dhënë ndaj një ish-kreu shteti në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH