Politikë

Shembja me tritol e objektit në Vlorë/ Reagon Rama: Do ta shkruajmë se s'bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje! (PAMJE)

Shkruar nga Liberale
Shembja me tritol e objektit në Vlorë/ Reagon Rama: Do ta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aksionin e radhës kundër ndërtimeve pa leje, duke publikuar pamjet e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në Radhimë, e cila ishte ndërtuar pa lejen përkatëse.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë për të çuar deri në fund betejën ndaj ndërtimeve pa leje, duke e quajtur këtë përballje një domosdoshmëri për të mbrojtur hapësirat e përbashkëta dhe për të rivendosur rendin ligjor në zhvillimin urban.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë,” – shkruan Rama.

 

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH