Politikë

Pagat kalimtare! Ja sa i ka shkuar deri tani FATURA arkës së shtetit për gjyqtarët e shkarkuar!

Shkruar nga Liberale

Pagat kalimtare! Ja sa i ka shkuar deri tani FATURA arkës së shtetit

Më shumë se 86 milionë lekë është shuma e paguar nga shteti pas betejës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar që kërkuan pagesën kalimtare në gjykatat administrative duke paditur institutin e sigurimeve shoqërore.

Kjo shumë është vetëm për 71 prej tyre, që janë ish magjistratë të pakonfirmuar nga vetting dhe që vendimet për ta kanë marrë formë të prerë.

Për 75 të tjerë vendimet e gjykatës administrative nuk kanë marrë formë të prerë sepse janë apeluar. Të dhënat e gjykatave tregojnë se në shkallën e parë  një numër i lartë ish gjyqtarësh dhe ish-prokurorësh të refuzuar nga ISSH po presin ende shqyrtimin e padisë fillestare me palë të paditur këtë institucion, për të cilin kërkohet që gjyqësisht të paguajë pagesën kalimtare e cila në varësi të detyrës që kanë mbajtur të shkarkuarit varion nga një deri në tre vjet.

Ndërkohë një tjetër faturë prej 150 milionë lekë llogaritet se u është paguar të gjithë gjyqtarëve që shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që sipas ligjit ata duhet të merrnin 75 përqind të pagës sepse sipas ligjit konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA.

Nga 2018 deri në 30 nëntor 2024 kur edhe i përfundoi mandat i Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kontrolloi 805 gjyqtarë e prokurorë.

373 u konfirmuan në detyrë  ndërsa 268 të tjerë u shkarkuan, ndërkohë që për 105 të tjerë u dhanë vendime të ndërprerjes së procesit. Aktualisht në KPA presin ende edhe 74 të tjerë.

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH