Politikë

Kush do jenë MINISTRAT e qeverisë së re “RAMA 4”?

Shkruar nga Liberale

Kush do jenë MINISTRAT e qeverisë së re “RAMA 4”?

Qeveria nis zyrtarisht pushimet. Ndryshe nga çfarë pati paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, nuk i ka zyrtarizuar emrat e rinj të kabinetit, pas fitores së arritur më 11 maj 2025.

Kjo për arsye, ndoshta të dilemave të shumta.

Edhe pse u njoftua si një mbledhje pune, kryeministri Edi Rama u ka komunikuar ministrave të tij se mbledhja e radhës do të jetë në fund të gushtit, dhe nga ky moment mund të nisin pushimet.

Pas një muaji pritet të mësohen edhe emrat e rinj të qeverisë dhe ministrat që do të marrin dhe një mandat tjetër.

Gjatë kësaj kohe, Rama ka kërkuar efikasitet nga puna e ministrave, duke u kërkuar monitorim në terren të aksionit për lirimin e hapësirave publike, apo asaj që Rama e ka quajtur reformë për zhvillimin e territorit.

Nuk kanë munguar herë pas here kritikat, ndërsa vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka njoftuar edhe ndryshime në parti.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH