Politikë

Meta e quajti ‘Zegjine’, Kryemadhi i përgjigjet nga SPAK: Transmetuesi i kësaj është fansi i garderobës time

Shkruar nga Liberale

Meta e quajti ‘Zegjine’, Kryemadhi i përgjigjet nga SPAK:

Pasi u njoh me mbylljen e hetimeve nga SPAK, deputetja Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me një reagim të Ilir Metës, ku e krahasonte me deputeten e zgjedhur të PS, Zegjine Çaushi.

Sipas Kryemadhit, deklarata nuk ishte bërë nga Meta sepse ai nuk ka internet në burg, por nga Tedi Blushi.

“Nuk e di nëse Meta ka internet në burg, por transmetuesi i kësaj është fansi i garderobës time, nëpërmjet vjehrrit të vet, se ai e frymëzon, se ua njoh rracën të gjithëve për fat të mirë.

Mua më vjen keq për të gjithë këtë histori që ka ndodhur, këtë situatë, sigurisht kam përgjegjësitë e mia si nënë e fëmijëve të tij dhe bashkëshorte, nuk e shoh të arsyeshme t’i tregoj Metës marrëdhëniet e mia shoqërore”, u shpreh Kryemadhi.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH