Politikë

Zjarret/ Qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë

Shkruar nga Liberale

Zjarret/ Qeveria ofron paketë mbështetëse për dëmet e

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH