Politikë

Muzhaqi: Marrëveshje për trajnimin e 600 praktikantëve

Shkruar nga Liberale

Muzhaqi: Marrëveshje për trajnimin e 600 praktikantëve

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se sot u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Sipas Muzhaqit, me anë të kësaj marrëveshje do të sigurohet trajnimi i 600 praktikantëve të programit kombëtar të praktikave të punës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u shpreh se “modulet e përzgjedhura janë në fushën e aftësive ndërpersonale në zhvillimin personal (Soft skills), aftësitë digjitale në performancë (Paketa Office & AI), elementët kryesorë të sjelljes organizative, roli dhe rëndësia e financave publike dhe planifikimi buxhetor, rregullat për hartimin e dokumenteve dhe elementët e tyre, etika, konflikti i interesit dhe zbatimi i tyre në administratën publike, organizimi dhe funksionimi i administratës publike dhe legjislacioni rregullator i marrëdhënieve të punës në Republikën e Shqipërisë – Kodi i Punës”.

Muzhaqi shprehu vlerësimin për faktin se kjo gjeneratë e re e praktikantëve do ta nisë karrierën shumë herë më e përgatitur se gjeneratat e mëparshme.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 10 gusht në platformën: “praktika.riniafemijet.gov.al”.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH