Vetëm një e treta e qytetarëve në vendet më të mëdha të BE-së mbështesin vlerat demokratike. Gjithnjë e më shumë njerëz po anojnë drejt idesë së një "udhëheqësi të fortë" në vend të një sistemi kontrolli dhe balancimi të pushteteve. Kjo dëshmohet nga një studim i fundit i organizatës joqeveritare "Lëvizja Evropiane", sipas UNN.
Përqindja e ulët dhe në rënie e mbështetjes së vazhdueshme për demokracinë është tepër shqetësuese. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që bashkëqytetarët tanë europainë janë antidemokratikë. Ata nga pabarazitë dhe padrejtësitë që nuk marrin zgjidhjen e duhur në kohë ndihen gjithnjë e më shumë të frustruar, të pafuqishëm dhe të zhgënjyer. - Dhe janë pikërisht këto pakënaqësi ato që mbjellin farat e autoritarizmit, - tha Petros Fassoulas, Sekretar i Përgjithshëm i "Lëvizjes Europiane".
64% e të anketuarve deklaruan se nuk e përjashtojnë preferencën për një “sundim autoritar” ose idenë e një “dore të fortë” në qeverisjen e shtetit. Të dhënat e sondazhit janë një sinjal alarmues, veçanërisht në sfondin e popullaritetit në rritje të partive populiste dhe të ekstremit të djathtë në Evropë.
Niveli më i lartë i mbështetjes për vlerat demokratike u regjistrua në vendet me mirëqënien dhe politikat sociale më efikase si në Suedi - 52%. Në vendet e tjera, situata është më e keqe: në Francë dhe Rumani, vetëm 30% e qytetarëve e konsiderojnë veten “demokratë të qëndrueshëm”. Në Spanjë, më pak se 25% e banorëve mbështesin regjimin demokratik.
Në të njëjtën kohë, studimi zbuloi edhe sinjale pozitive: pavarësisht krizës së besimit në demokraci, pothuajse gjysma e të anketuarve mbështesin idenë e integrimit evropian të mbrojtjes. Në veçanti, kjo i referohet forcave të armatosura të përbashkëta të BE-së për t'iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme nga Rusia si dhe për të luftuar dezinformimin.
Të dhënat tregojnë se mund të jetë koha që elitat politike në Bruksel, Paris, Berlin dhe qendra të tjera të mëdha të kuptojnë se më shumë njerëz nga sa mendonin duan një ushtri të përbashkët të BE-së. Dhe Europa duhet të jetë më e bashkuar në interesat e saj të përbashkëta, kryesisht ekonomikë.
Dhe qendrat më periferike si Tirana apo Shkupi që aspirojnë Europën duhet të kuptojnë se asgjë nuk “zbret nga qielli”. Anëtarësimi në BE nuk do të sjellë asgjë për vendet tona, sikurse zhgënjimi është i madh edhe për vetë vendet e mëdha, të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar.