Politikë

“Është milioner me 3 milionë euro...”/ Berisha: Një trafikant droge është emëruar në Ministrinë e Brendshme

Shkruar nga Liberale

“Është milioner me 3 milionë euro...”/ Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Ministrinë e Brendshme është emëruar një emër i njohur për drejtësinë. Nga konferenca e përditshme për shtyp, Berisha u shpreh se në sektorin shkencor të kësaj ministrie, është emëruar Perlat Çullhaj, sipas tij trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010.

“Mësoj këto ditë se në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, që është shumë i rëndësishëm si sektor, është emëruar një nga narkosit më të damkosur të Shqipërisë, është emëruar Perlat Çullhaj.

Ky trafikant i shkarkuar, i nxjerrë nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me drogën, trafiqet, për prishje të provave dhe një seri veprash të tjera penale. Perlat Çullhaj është bashkëpunëtor me Saimir Tahirin. Është milioner me 3 milionë euro që në vitin 2015. Është një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë. Perlat Çullhaj është gjetur me një impiant të madh kanabisi në Manskuri, në të cilin kishte 40 gjer në 50 punëtorë dhe që u liruan që të gjithë pas arrestimit dhe 12 ton kanabis që u gjetën aty, u zhdukën si të paqena. Ish-bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit, njeriu që me Boge Bodinin, e shndërroi Durrësin në protektorat të plotë të krimit“-tha Berisha.

 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH