Gjykata italiane dënoi me burg përjetë shqiptarin Taulant Malaj. Dy vjet më parë ai vrau vajzën e tij vetëm 16-vjeçe, Jesiça, dhe fqinjijn e saj Massimo De Santis për shkaqe xhelozie pasi ky i fundit ishte lidhur me ish-bashkëshorten.
Gjatë sulmit ai plagosi edhe ish-gruan, Tefta Malajn, ndërsa i tha kësaj të fundit gjatë krimit se po e linte të jetonte pë të vuajtur.
47-vjeçari u akuzua nga prokuroria gjatë seancës gjyqqëore për krikmin e dyfishtë të ndodhur në Torremaggiore më 7 maj 2023.
Malaj vrau me thikë vajzën dhe fqinjin e tij. 16-vjeçarja u godit me thikë nga babai i saj ndërsa mundohej të mbronte nënën, e cila ishte plagosur.
I pranishëm në vendngjarje ditëne krimit ishte dhë fëmija i vogël i Taulantit dhe Teftës, vetëm 5-vjeç në atë kohë, por që fatmirësisht arriti të shpëtojë pa asnjë plagë.
Gjyqi ndaj 47-vjeçarit filloi më 22 mars 2024 para Gjykatës së Asisimeve të tribunalit të Foggias, ku ditët e fundit prokuroria kishte kërkuar një dënim me burgim të përjetshëm për të pandehurin me izolim gjatë ditës prej një viti e 6 muajsh.
Avokati Roberto De Rossi, i cili asistoi Tefta Malajn, gruaja që ka ndryshuar mbiemrin që atëherë, nuk e ka konsideruar kurrë “të besueshme tezën e ngritur nga mbrojtja, për një defekt mendor të të pandehurit që i atribuohet një çrregullimi të gjumit.
Sjelljet e kryera menjëherë pas vrasjes nxorën në pah praninë e aftësive njohëse dhe dalluese, të mbështetura gjatë gjyqit nga dëshmia e psikiatrit mjeko-ligjor, Luigi Esposto, i cili e vizitoi të pandehurin në burg, duke përjashtuar praninë e patologjive psikiatrike”. Vendimi i sotëm ka konfirmuar plotësisht sistemin akuzues.